Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia

Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia

12:02, 05/12/2020

 

Pentagoni do të tërheqë shumicën e trupave amerikane nga Somalia me urdhër të Presidentit Donald Trump, për të zvogëluar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në misionet e antiterrorizmit jashtë vendit.

Në një deklaratë të shkurtër Pentagoni njoftoi se shumica e trupave amerikane dhe njësive në Somali do të tërhiqen në fillim të vitit 2021. Ka rreth 700 forca në këtë vend të Afrikës, për të trajnuar dhe këshilluar forcat vendase në një luftë kundër grupit ekstremist al-Shabab, një filial i al-Kaidës.

Ky vendim i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Somalia shkaktoi tronditje te disa somalezë, të cilët i bënë thirrje presidentit të ardhshëm të SHBA-së për të ndryshuar vendimin.

“Vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat nga Somalia në këtë fazë kritike në luftën e suksesshme kundër al-Shabaab dhe rrjetit të tyre global terrorist është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, tha senatori Ayub Ismail Yusuf në një deklaratë për Reuters.

Kur të marrë detyrën në 20 janar presidenti i zgjedhur Joe Biden mund të anulojë tërheqjen e Presidentit Trump ose të bëjë rregullime të tjera për të pasqyruar përparësitë e tij kundër terrorizmit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco