Qeveria italiane njofton kufizimet e reja ne prag të Krishtlindjeve

Qeveria italiane njofton kufizimet e reja ne prag të Krishtlindjeve

13:35, 03/12/2020

Ditën e sotme Italia ka njoftuar masat e reja për të ndaluar përhapjen e pandemisë së kronavirusit në vigjilje të krishtlindjeve dhe festave të tjera të fundit vitit.

Udhëtimi midis rajoneve të Italisë do të ndalohet nga 21 Dhjetor deri më 6 Janar,dhe njerëzit janë të ndaluar të udhëtojnë jashtë qytete të tyre në datat 25-26 dhjetor dhe 1 janar.

Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 Janar.

Rregullorja që pritet të nënshkruhet këtë të Enjte mban në fuqi shtetrrethimin nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me baret dhe restorantet që mbyllen që në 6 të pasdites. Ditët e ndërrimit të viteve, shtetrrethimi zgjatet deri në 7 të mëngjesit. Baret, restorantet dhe dyqanet qëndrojnë të hapura edhe ditët e festave sipas këtij orari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco