Shtëpia e Bardhë nën hetim, korruptohen zyrtarët për të liruar të dënuarit

Shtëpia e Bardhë nën hetim, korruptohen zyrtarët për të liruar të dënuarit

12:42, 02/12/2020

Shtëpia e Bardhë është vënë nën hetim nga departamenti i drejtësisë, pasi pretendohet se zyrtarë të lartë janë korruptuar për të falur disa të burgosur.

The Guardian raporton se në dokumentet e departamentit të drejtësisë nuk përmendet emri i Donald Trump apo ndonjë zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e raportit.

Ky lajm publikohet në një kohë kur mediat në SHBA, raportojnë se presidenti në detyrë Donald Trump do të falë dhe disa të burgosur para se të lë zyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë që hetimi i departamentit të drejtësisë pretendon se një individ ka lobuar tek zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke ofruar një kontribut politik nëse presidenti bënte disa falje.

Një zyrtar i departamentit të drejtësisë i tha Reuters se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk është objekt i hetimit, por nuk dha nëse paratë që u transferuan në Shtëpinë e Barhdë  u përkthyen në falje të të dënuarve apo jo.

Lidhur me këto raportime ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti Trump, i cili shkroi në mediat sociale se hetimi është i rremë dhe ai nuk ka bërë asnjë shkelje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco