Biden do të takohet me biznese e punëtorë amerikanë të goditur nga COVID

Biden do të takohet me biznese e punëtorë amerikanë të goditur nga COVID

12:18, 02/12/2020

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden do të takohet me punonjës amerikanë dhe pronarë të bizneseve të goditur nga Covid-19 sot, ndërsa përgatitet të përballet me pandeminë që ka shkaktuar një dëm të rëndë njerëzor dhe ekonomik kur të marrë detyrën muajin tjetër.

Demokrati po i kërkon Kongresit të zgjidhë një ngërç disa mujor mbi ndihmën për koronavirusin dhe ka premtuar të veprojë shpejt për të siguruar sa më shumë burime për të luftuar një krizë shëndetësore që ka vrarë më shumë se 268,000 amerikanë deri më tani.

Biden i ka caktuar shumë nga këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtar dhe ekonomisë, megjithëse është e paqartë se sa do të fitojnë konfirmimin në një Senat të SHBA.

Një shprese e mundshme: Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në SHBA thonë se kanë në plan të fillojnë vaksinimin e amerikanëve kundër sëmundjes sa më shpejt nga mesi i dhjetorit. Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e azileve pritet të jenë të parët në radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco