Skandal në Bruksel/ Seks, drogë dhe alkool, festa e eurodeputetëve kthehet në orgji në lokal

Skandal në Bruksel/ Seks, drogë dhe alkool, festa e eurodeputetëve kthehet në orgji në lokal

19:21, 01/12/2020

József Szájer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij si eurodeputet të dielën, ka pranuar të jetë politikani në qendër të skandalit të festës seksuale në Bruksel, që ndodhi të premten e kaluar në mbrëmje.

Një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij.

Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji. Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

 

Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco