Shkoi për të bërë testin e Covid-19, por kinezi godet me shuplakë infermieren

Shkoi për të bërë testin e Covid-19, por kinezi godet me shuplakë infermieren

15:32, 01/12/2020

Një burrë i identifikuar vetëm me mbiemër – Lee, ka përfunduar në burg për shtatë ditë dhe duhet të paguaj edhe 300 yuan (38 euro) për shkak të sulmit fizik ndaj infermieres, e cila po i bënte testin PCR për coronavirus.

Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet shuplakë gruan e veshur me rroba mbrojtëse. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 22 nëntor.

Burri që ishte i shoqëruar nga gruaja kishte shkuar në spital për të bërë testin për COVID-19, e pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës, sa që nga nervoza e ka goditur me tërë forcën infermieren e cila nga frika iku me shpejtësi.

Policia gjithashtu ka njoftuar se Lee e ka kryer sulmin dhe se për këtë ndihet i penduar. E ky është një nga rastet e shumta në Kinë, ku qytetarët gjatë kohës së pandemisë kanë sulmuar punonjësit shëndetësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco