Sulm me makinë në Gjermani, disa të vdekur dhe të plagosur

Sulm me makinë në Gjermani, disa të vdekur dhe të plagosur

15:19, 01/12/2020

Një sulm me makinë ka ndodhur në një zonë këmbësorësh në Trier, Gjermani.

Siç shkruan Bild, të paktën 2 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 10 të tjerë janë të plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se shoferi i makinës është arrestuar nga policia.

Kreu i zyrës së shtypit të policisë në Trier, tha për BILD Uëe Konz se: ‘Makina u fut në zonën e këmbësorëve, disa njerëz u plagosën. Mjekët janë aktualisht në vend. Nuk mund të themi asgjë nëse është një sulm terrorist apo diçka e ngjashme’.

Makina thuhet të jetë një Range Rover i errët. Sipas dëshmitarëve, ‘njerëzit fluturuan në ajër’.

Disa dëshmitarë okularë tashmë kanë shpërndarë foto dhe materiale video në Twitter.

Pjesë të qendrës së qytetit të Trierit u rrethuan pas incidentit fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco