Xhandarët francezë pakësojnë kërkimet për alpinisten angleze të zhdukur në Pirenej

Xhandarët francezë pakësojnë kërkimet për alpinisten angleze të zhdukur në Pirenej

13:35, 01/12/2020

Xhandarmëria franceze tha se do t'i pakësojë kërkimet për ngjitësen e maleve, anglezen e zhdukur Esther Dingley, pasi nuk gjeti asnjë gjurmë të saj në Pirenej.

Ndërsa partneri i Dingley, Dan Colegate, vazhdoi të ndiqte gjurmët e saj,  ekipet e shpëtimit paralajmëruan se parashikimet e motit për reshje shiu dhe bore në 36 orët e ardhshme mund t'i detyronin ata ta përfundonin operacionin e kërkimit.

"Ne kemi kontrollua  faqen tonë të malit dhe kolegët tanë në Spanjë kanë bërë të njëjtën gjë," tha për Guardian Pierre Gaillard, zëvendës komandanti i togës së xhandarmërisë për majat e larta.

“Sot, ne dërguam një helikopter mbi poligonet e larta, por kjo është një zonë që tashmë e kemi kërkuar. Është e komplikuar të gjesh dikë atje lart sepse një pjesë e zonës është nën dëborë. Spanjollët po bëjnë të njëjtën gjë në anën e tyre.

 “Moti është i mirë sot dhe nuk është e mundur që ajo të zhduket sepse u zu nga moti i keq. E vetmja herë që ishte keq ishte natën e së enjtes deri të premten kur pati reshje dëbore dhe akulli, por ne ishim duke e kërkuar.”

Dingley, 37 vjeçe nga Durham, që ka udhëtuar me Colegate nëpër Evropë me një kamionçinë për gjashtë vitet e fundit, ishte nisur për një udhëtim vetëm fare, duke lënë automjetin në Spanjë, ku ajo filloi të ecte më 21 nëntor. Ajo duhej të kthehej në Gascony në Francë për t'u takuar me Coleman të mërkurën por nuk arriti ta kontaktojë. I alarmuar ngaqë nuk ishte në gjendje ta arrinte atë, i dashuri njoftoi se Dingley ishte zhdukur.

Dingley po kalonte nëpër Chemin de l’Impératrice përmes Port de Venasque përpara se të nisej për në Porte de la Glère në luginën e Luchon, përgjatë korridoreve malorë në lartësi deri në 2,738 metra kufirin franko-spanjoll.

Gaillard tha se xhandarët nuk kishin qenë në gjendje të konstatonin se ku ishte zhdukur ajo.

Kontakti i saj i fundit me Colegate ishte përmes një thirrje në ËhatsApp të dielën 22 nëntor, kur i tregoi se ishte në Pic de Sauvegarde.

“Pas kësaj e vuri telefonin e saj në modalitetin e aeroplanit për të kursyer baterinë dhe që atëherë nuk ka përdorim të të dhënave ose gjurmë GPS. Teorikisht, itinerari i saj nënkuptonte se ajo duhet të kishte bërë harkun dhe të kalonte në Francë para se të kthehej, por nuk mund ta themi me siguri. Ne nuk kemi asnjë tregues nëse ajo e kaloi kufirin apo jo, ”tha Gaillard.

Që nga ajo kohë, ekipet spanjolle dhe franceze të shpëtimit malor duke përdorur helikopterë kanë përshpejtuar zonën në të dy anët e kufirit.

"Nëse ajo do të qëndronte në shtigje, ajo nuk do të kishte pasur një problem, por ndonjëherë me dëborë dhe akull në lartësi është e vështirë të ndjekësh shtigjet", tha Gaillard, duke shtuar se Dingley kishte veshur rroba të errëta dhe mbante një çantë shpine gri, e cila ka shtuar vështirësitë për gjetjen e saj. Ai tha se nuk kishte asnjë shenjë nga çadra e saj e verdhë e kampingut.

Ai tha se Colegate, gjithashtu edhe ai nga Durham, po kërkonte malin dhe kishte ndjekur rrugën e Dingley, por nuk ishte me ekipet e shpëtimit.

"Ai preferon të ecë vetëm," tha xhandari.

Gaillard tha se hetuesit nuk kishin përjashtuar ndonjë teori, duke përfshirë që ajo mund të kishte hasur një person tjetër dhe të kishte vdekur në rrethana të dyshimta.

"Ne nuk jemi vetëm shpëtimtarë malorë, ne gjithashtu hetojmë kështu që po i mbajmë hapur të gjitha pistat e hetimit."

Ai tha se shanset për ta gjetur atë ishin tani "jashtëzakonisht të pakta" dhe shtoi: "Ne do të dërgojmë një ekip më të vogël për të kërkuar nesër, por pas kësaj, parashikohet mot i keq, me reshje të mëdha dëbore."

Të shtunën, Colegate shkroi në faqen e çiftit në Facebook: “Jam i dërrmuarr. Esteri im i dashur ka humbur. Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të saj. ”

Në faqen e saj në Facebook, Peleton de Gendarmerie de Haute Montagne ka vënë një alarm kërkimi dhe thirrje për dëshmitarët që thuhet se nxiti disa përgjigje negative mbi rregullat e bllokimit në Francë që ndalojnë shëtitjet.

Mirëpo në këtë apeli këmbëngulet: «Ky mesazh ka për qëllim shpëtimin e një jete njerëzore. Edhe nëse ne i kuptojmë qëndrimet që vijnë prej kësaj sjelljeje gjatë një periudhe bllokimi, ju lutemi mos komentoni mbi këtë temë. Se këtu kemi të bëjmë me një emergjencë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco