Sekreti: Trump u ka thënë këshilltarëve se dëshiron të kandidojë përsëri në 2024

Sekreti: Trump u ka thënë këshilltarëve se dëshiron të kandidojë përsëri në 2024

12:40, 01/12/2020

Ndërsa Donald Trump ende nuk e ka pranuar garën e vitit 2020, ai u ka thënë fshehurazi ndihmësve të vet se dëshiron të kandidojë në 2024, njofton sot Fox News.

Presidenti Trump u ka thënë këshilltarëve se ai dëshiron të kandidojë përsëri pas katër vjetësh dhe mund të shpallë planin e tij para ose edhe gjatë inaugurimit të Joe Biden më 20 janar, sipas korrespodentit të Fox News në Shtëpinë e Bardhë, John Roberts, i cili konfirmoi një raport nga Daily Beast.

Trump e ka sfiduar publikisht rezultatin e zgjedhjeve dhe u tha gazetarëve javën e kaluar se ai nuk "dëshiron të flasë ende për 2024-ën".

Një njoftim i tillë, apo edhe flirtimi i Trump me një kandidim të tretë në Shtëpinë e Bardhë, do të vendoste një pengesë për atë që mendohej se ishte një betejë e hapur për kandidatin republikan presidencial të vitit 2024. Dhe potencialisht mund të ngrijë veprimet paraprake nga republikanët e tjerë që kanë këtë aspiratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco