Çka po ndodh me Berlusconin, përkeqësohet gjendja e tij pasi u shërua nga koronavirusi

Çka po ndodh me Berlusconin, përkeqësohet gjendja e tij pasi u shërua nga koronavirusi

12:34, 01/12/2020

Ditët e fundit shëndeti i ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas medieve italiane, mjekët i kanë këshilluar një pushim absolut në shtëpi.

Lideri i Forza Italia-s u shtrua në spital në shtator për shkak se u infektua për Covid dhe e kaloi. Ajo që shqetëson mjekët janë problemet kardiake, pasi atij po i shfaqen një formë “fibrazioni artial”, muskujve të zemrës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Federico Cecconi gjatë seancës së fundit gjyqësor për procesin “Ruby ter”. Për shkak të gjendjes shëndetësore, mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”.

Berlusconi kishte pasur këtë lloj problemi në 2016 si rezultat i të cilit ai iu nënshtrua një operacioni delikat që çoi në zëvendësimin e valvulës së aortës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco