Trump po mendon t’i ‘vjedhë’ momentin e betimit Joe Biden/ Ja çfarë po planifikon presidenti

Trump po mendon t’i ‘vjedhë’ momentin e betimit Joe Biden/ Ja çfarë po planifikon presidenti

21:34, 28/11/2020

Donald Trump thuhet se po mendon të mbajë një event me mbështetësit e tij, gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur.

Burimet bëjnë me dije se qëllimi i aktivitetit do jetë për të njoftuar kandidimin e tij në vitin 2024, madje raportohet se ai ka thënë se mediat do të vazhdojnë të ndjekin atë pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë sepse Joe Biden është ‘i mërzitshëm’.

Tre burime të afërta me presidentin i thanë “The Daily Beast” se ai po mendon mënyra të ndryshme për të bojkotuar administratën e Biden dhe për të vjedhur momentin e tij kur të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy nga burimet thanë se Trump po konsideron të caktojë një event startuese për fushatën e tij në Shtëpinë e Bardhë 2024 i cili mund të përkojë me javën e inaugurimit ose me vetë datën e ceremonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco