VIDEO/ Sardenja pushtohet nga shirat e furishëm, raportohen viktima dhe dëme të mëdha

VIDEO/ Sardenja pushtohet nga shirat e furishëm, raportohen viktima dhe dëme të mëdha

18:52, 28/11/2020

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në orët e fundit, të paktën 3 persona kanë humbur jetën në ishullin italian të Sardenjës.

Nga video-t dramatike të postuara në rrjetet sociale tregojnë lumenjtë e baltës që përfshijnë rrugët e Bittit në provincën e Nuoros.

Një i moshuar u mbyt në shtëpinë e tij, ndërsa një tjetër person u vra ndërsa udhëtonte me makinë, raportojnë mediat vendase.

Kreu i Bashkisë së Nuoros, Andrea Soddu iu kërkoi banorëve të bëjnë kujdes dhe të largohen nga banesat nëse e shohin të arsyeshme pasi reshjet parashikohet të intesifikohen në orët në vijim.

Përmbytjet kanë shkaktuar dhe dëme të mëdha në ishull, ndërsa një pjesë e madhe e tij momentalisht është pa energji elektrike.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco