I ngarkuar me 2 tonë hashash/ Marina spanjolle ndjek për 5 orë skafin në Mesdhe

I ngarkuar me 2 tonë hashash/ Marina spanjolle ndjek për 5 orë skafin në Mesdhe

18:18, 28/11/2020

Ditën e sotme, policia spanjolle ka publikuar pamjet e një ndjekje si nëpër filma në detin Mesdhe, që përfundoi me arrestimin e një grupi që trafikonte një sasi të madhe lënde narkotike.

Ndjekja e skafit të shpejtë të trafikantëve zgjati për më shumë se 5 orë dhe në fund policia arriti ta ndalojë atë dhe 2 tonët e lëndës narkotike brenda saj.

Forcat e marinës u ndihmuan në këtë operacion dhe nga ajri, pasi gomonia e trafikantëve ishte shumë e shpejtë me një motor me 300 kuaj fuqi.

5 trafikantë u arrestuan, të cilët e kishin ngarkuar hashashin në Marok dhe po e transportonin drejt Valencias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco