Çfarë pritet të ndodhë? Presidenti kinez përsërit thirrjet për luftë: Mos kini frikë nga vdekja

Çfarë pritet të ndodhë? Presidenti kinez përsërit thirrjet për luftë: Mos kini frikë nga vdekja

19:53, 27/11/2020

Gjatë një takimi që zhvilloi me komandatën kryesorë të ushtrisë së vendit, Presidenti i Kinës, Xi Jinping i është kthyer thirrjeve për luftë.

Në fjalën e tij, Xi ju tha drejtuesve të forcave të armatosura që të mos kenë frikë nga vdekja, por të përgatiten për të fituar luftëra, për këtë arsye kërkoi dhe realizimin e stërvitjeve ushtarake në kushte luftimi.

Presidenti Xi Jinping i ka pësëritur disa herë thirrjet për gatishmëri për luftë gjatë kohëve të fundit mes tensioneve në rritje mes Pekinit dhe vendeve të tjera, në veçanti SHBA dhe Tajvanin.

Muajin e kaluar, lideri komunist iu tha forcave detare të përgatiten fizikish dhe mendërisht për luftë dhe të mbajnë nivelin e gatishmërisë së lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco