Sulmohet në makinën e tij, vdes shkencëtari kryesor bërthamor i Iranit

Sulmohet në makinën e tij, vdes shkencëtari kryesor bërthamor i Iranit

16:39, 27/11/2020

Shkencëtari, Mohsen Fakhrizadeh, u cilësua si 'forca' prapa programit të armëve bërthamore të Iranit.

Raportet e lajmeve në Iran thonë se ai vdiq në një spital pasi u sulmua në një automjet.

Shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit u qëllua dhe u vra të premten ndërsa po udhëtonte me një automjet në Iranin verior, raportoi media shtetërore iraniane.

Shkencëtari, Mohsen Fakhrizadeh, u konsiderua forca shtytëse e programit të armëve bërthamore të Iranit, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se Z. Fakhrizadeh ishte plagosur rëndë në sulm dhe se mjekët u përpoqën ta shpëtonin atë në spital, por nuk mundën./ nytimes/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco