Përleshen deputetët, i hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

Përleshen deputetët, i hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

13:12, 27/11/2020

Deputetët e opozitës në Tajvën u hodhën kolegëve të tyre të mazhorancës zorrë derri pas një përplasje të ashpër.

Debati nisi pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA.

Sipas saj, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian pasi rrezikon shëndetin.

Partia në pushtet i mohon akuzat dhe ka bërë thirrje që të bëhet debat racional.

Përplasjet e dhunshme në parlamentin e Tajvanit nuk janë diçka e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco