Kabineti Biden/ Ja çfarë posti pritet të marrë Hillari Klinton

Kabineti Biden/ Ja çfarë posti pritet të marrë Hillari Klinton

10:03, 26/11/2020

Presidenti i zgjedhur amerikan, demokrati Joe Biden ka nisur të emëroje anëtarët e kabinetit të vet dhe zyrtarët e lartë, duke premtuar se administrata e re amerikane do të reflektoj dallueshmërinë e madhe të popullit amerikan.

Në këtë kontest mediet kanë paralajmëruar se në administratën e re, do të jetë edhe ish-sekretarja e shtetit Hilari Klinton, por ende nuk dihet pozicioni që mund të marr ajo.

Sipas informacionave më të reja nga Uashingtoni që transmeton “News max”, ish-sekretarja e shtetit dhe bashkëshortja e presidentin Bil Klinton e cila ende është shumë e fuqishme brenda Partisë Demokratike, mund të emërohet sekretare e mbrojtjes së ShBA-ve.

Ditë më parë mediet patën përmendur emrin e saj si kandidate të mundshme për ambasadore në OKB, mirëpo atë pozicion me propozim të Presidentit në ardhje Biden do ta shkojë Linda Tomas Grinfild, e cila prej 35 vjetesh është në shërbimin e politikës së jashtme dhe që ka punuar në 4 kontinente.

Mbetet në ditët e ardhshme të shihet nëse Hilari Klinton do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit të Mbrojtjen Amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco