FOTO/ Makina përplaset te dyert e kancelarisë gjermane, ja arsyeja

FOTO/ Makina përplaset te dyert e kancelarisë gjermane, ja arsyeja

11:09, 25/11/2020

Momente frike përpara zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Të mërkurën në mëngjes, një makinë u përplas me dyert e kancelarisë.

Sipas gazetës BILD, mendohet se ky ishte një sulm i motivuar politikisht.

Në makinë ishte shkruar: Ndaloni politikat e globalizimit, ju vrasës të mallkuar fëmijësh dhe të moshuarish.

E njëjta makinë mendohet se ka bërë diçka të ngjashme në dyert e kancelarisë në vitin 2014. Në atë kohë, në makinë shkruhej: Jo më vrasje njerëzish nga ndryshimet klimatike. Kurse në anën tjetër shkruhej: Nicole, të dua.

Shoferi 48-vjeçar u arrestua atëherë dhe u mor në pyetje.

Ndërkohë aktualisht skena e ngjarjes është rrethuar nga policia dhe një ambulancë është parë duke lëvizur. Ngjarja ndodhi kur Merkel po mbante një video-konferencë. Merkel ka lajmëruar masa të reja kufizimi për koronavirusin. Këto masa janë pritur me protesta në mbarë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco