Pas publikimit të serialit “The Crown” , ka reaguar vëllai i pronceshë Dianës, Charles Spencer.
Ai u shpreh se ka parë vetëm një episod dhe nuk e ka vazhduar më serialin, pasi ai nuk ka përmbajtje nga jeta e saj reale.
Gjithashtu Charles i bëri thirrje publikut që ta shikojë këtë serial si një trillim.
"Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo ato pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë”.
“Më shqetëson fakti se njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë”, ka deklaruar Spencer.
Kujtojmë se Sezoni i katërt i serialit të popullarizuar ka nisur shfaqjen në Netflix më 15 nëntor.
© SYRI.net