Vdes në mënyrë misterioze trashëgimtari i 5 miliard dollarëve

Vdes në mënyrë misterioze trashëgimtari i 5 miliard dollarëve

11:00, 24/11/2020

Trashëgimtari i pasurisë prej 5 miliard dollarësh të dinastisë Getty është gjetur i vdekur. John Gilbert Getty, 52 vjeç, u gjet pa ndjenja në një hotel në Teksas, raporton The Sun.

Ai ishte në linjë për të trashëguar pasurinë e një prej familjeve më të pasura në planet. Familja publikoi një deklaratë ku konfirmohet vdekja e tij. Ai la pas të bijën, Ivy Getty.

Kjo familje, e cila dikur ishte më e pasura në Amerikë falë biznesit të naftës, është goditur jo pak herë nga misteret.

Në vitin 2014, vëllai i John, Andrew u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Mediat hodhën dyshime se ai mund të ishte vrarë, edhe pse hetimet zbuluan se vdekja e tij nuk ishte akt kriminal.

Një vëlla tjetër i tyre vdiq nga kanceri. Kurse kunata e John ndërroi jetë për shkak të mbidozës së heroinës.

Në vitin 1973, një nip i J. Paul Getty, personit që nisi biznesin fitimprurës- u rrëmbye nga gangsterët italianë.

Kriminelët kërkuan 14 milionë dollarë, por Getty refuzoi duke thënë se nëse do paguante për të, do i rrëmbenin edhe 14 nipat e mbesat.

Nipi i tij u lirua pasi familja pagoi 4 mln dollarë, por atij iu pre veshi dhe iu dërgua një gazete italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco