Konflikt më i përgjakshëm i momentit/ Kreu i OBSH nën akuzë

Konflikt më i përgjakshëm i momentit/ Kreu i OBSH nën akuzë

19:33, 19/11/2020

Ndërkohë që bota është duke u marrë me pandeminë e koronavirusit, në Etiopi ka shpërthyer një konflikt i përgjakshëm. Qindra njerëz kanë humbur jetën në këtë konflikt të nisur që nga fillimi i nëntorit.

Por jo vetëm kaq, shefi i ushtrisë së këtij vendi ka akuzuar kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom se po përkrah rebelët.

Gjeneral Berhahu Jula tha se kreu i OBSH ka ofruar armë për trupat e Frontit Çlirimtar Popullor Tigray. Ai tha se dr. Tedros nuk ka lënë gurë pa lëvizur pë të ofruar armë për këtë grupim.

Sipas BBC, kreu i OBSH ka qenëe ministër i Shëndetësisë në Etiopi dhe është Tigray. Nga kreu i OBSH nuk ka pasur asnjë reagim.

Fronti Çlirimtar Popullor Tigray ka dominuar politikën dhe ushtrinë në Etiopi për dekada përpara se Abiy Ahmet të bëhej kryeministër në vitin 2018. Ai ndërmori disa reforma të rëndësishme duke lënë mënjanë grupimin Tigray.

Tensionet mes palëve u përshkallëzuan kur në shtator, rajoni Tigray mbajti zgjedhje duke sfiduar edhe pandeminë. Më 4 nëntor nisën luftimet, pasi forcat Tigray sulmuan një bazë ushtarake të qeverisë për të vjedhur armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco