Urdhërohet rinumërimi i votave në Wiscons/ Komisioni zgjedhor jep afat deri në 1 dhjetor

Urdhërohet rinumërimi i votave në Wiscons/ Komisioni zgjedhor jep afat deri në 1 dhjetor

18:55, 19/11/2020

Pasi mori një pagesë prej 3 milion dollarësh nga fushata Trump, Komisioni Zgjedhor i Wisconsin në SHBA ka urdhëruar zyrtarisht rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale.

Sipas urdhërit të komisionit, bordet e numëruesve në qarqet Dane dhe Milwaukee të mblidhen deri në orën 9:00 të mëngjesit të shtunën dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 dhjetor.

Ekipi i fushatës së Presidentit Trump paraqiti një peticion të mërkurën duke kërkuar të dy rinumërimet në nivel qarku. Këto dy qarqe janë bastione demokratësh.

CNN parashikoi që Presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsin.

Ai aktualisht është përpara Trump me më shumë se 20,000 vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se ka të ngjarë një epërsi të pakapërcyeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco