Etiopia akuzon ish-ministrin e saj, sot kreu i OBSH, se po mbështet rebelët Tigray

Etiopia akuzon ish-ministrin e saj, sot kreu i OBSH, se po mbështet rebelët Tigray

12:20, 19/11/2020

Qeveria e Etiopisë po akuzon kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një etiopian, për lobim në vendet fqinje për t'i ardhur në ndihmë qeverisë rebele të rajonit Tigray të vendit me armë dhe mbështetje të tjera.

Shefi i ushtrisë së Etiopisë, Gjenerali Birhanu Jula, u pohoi gazetarëve të mMërkurën se Tedros Adhanom Ghebreyesus u kishte kërkuar fqinjëve pa i emërtuar të "kundërshtonin luftën dhe që Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray të rrëmbente armët".

Shefi i ushtrisë nuk dha ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

Fronti i Çlirimit është përplasur me forcat federale etiopiane për dy javë pasi kryeministri i vendit akuzoi qeverinë rajonale të armatosur rëndë për sulm të një baze ushtarake. Secila qeveri e konsideron tjetrën si të paligjshme pas një rënie disa mujore të reformave politike.

Shefi i ushtrisë akuzoi Tedros, një ish-ministër i jashtëm etiopian kur Fronti i Çlirimit mbizotëronte në koalicionin qeverisës të Etiopisë, se ishte anëtar i këtij Fronti dhe e pyeti: "Çfarë pret nga një person si ai?"

Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga selia e OBSH-së.

"Ajo që mund të them në përgjigje është se unë e njoh Tedros, e njoh atë si dikë që po promovon me pasion shëndetin global, promovon shëndetin e mirë të njerëzve dhe promovon paqen," u tha gazetarëve shefja e OBSH për Afrikën, znj. Matshidiso Moeti gjatë një konferencë për COVID-19.

 "Unë mendoj se kjo është shkalla e njohurive të mia për Tedros si një person."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco