Ekipi i Biden shqetësohet për përshkallëzimin e luftës në Etiopinë aleate

Ekipi i Biden shqetësohet për përshkallëzimin e luftës në Etiopinë aleate

11:58, 19/11/2020

Addis Abeba - Këshilltari i politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden kërkoi të enjten t'i jepet fund luftimeve dhe të mbrohedhin civilët në Etiopinë e Veriut, ku trupat federale po luftojnë kundër rebelëve në një luftë që trondit Bririn e Afrikës dhe po detyron refugjatët që të largohen.

"Të shqetësuar thellë për krizën humanitare në Etiopi, raportimet për dhunë etnikee dhe rrezikun për paqen dhe sigurinë rajonale," shkroi në Tëitter Antony Blinken.

Konflikti në rajonin Tigray ka shkaktuar qindra dhe ndoshta mijëra të vrarë, ka dërguar 30,000 refugjatë në Sudan dhe ka vënë në pikëpyetje nëse Kryeministri Abiy Ahmen, udhëheqësi më i ri i Afrikës dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen të vitit të kaluar, mund ta mbajë kombin të bashkuar.

Etiopia është një federatë shtetesh e drejtuar nga grupe të ndara etnike dhe lufta e vë qeverinë qendrore kundër një prej rajoneve të militarizuar më rëndë.

Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray  efektivisht qeverisi Etiopinë për dekada si forca më e fortë në një koalicion multi-etnik, derisa Abiy mori pushtetin dy vjet më parë.

Refugjatët nga luftimet thonë se milicët nga shteti fqinj Amhara, i cili ka një mosmarrëveshje kufiri me Tigray, po mbështesin gjithashtu trupat qeveritare.

Vendi është një aleat i madh i SHBA, ushtarët e të cilit shërbejnë në misione paqeruajtëse në Sudanin e Jugut dhe Somalinë. Shërbimet e tij ushtarake dhe të inteligjencës janë ndër më të aftët në Afrikë dhe rregullisht punojnë së bashku me personelin amerikan.

"Fronti i Çlirimit dhe autoritetet etiopiane duhet të ndërmarrin hapa urgjentë për t'i dhënë fund konfliktit, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe për të mbrojtur civilët," shtoi Blinken, një diplomat veteran dhe i besuar prej një kohe të gjatë i Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco