Trumpin po e tradhtojnë njerëzit që punuan me të, kanë nisur kontaktet me Bidenin

Trumpin po e tradhtojnë njerëzit që punuan me të, kanë nisur kontaktet me Bidenin

11:49, 19/11/2020

Disa zyrtarë të administratës së presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe disa të zgjedhur politikë që u larguan nga postet muajve të fundit kanë filluar qetësisht që të vendosin kontakte me anëtarët e ekipit të Joe Bidenit për tranzicion të pushtetit, sipas njerëzve të informuar për këtë çështje.

Këto lëvizje të zyrtarëve janë shenjë se refuzimi i Trumpit për ta pranuar humbjen në zgjedhje dhe pengesat e vazhdueshme që po i shkakton Shtëpia e Bardhë kanë filluar t’i zemërojnë edhe personat e lidhur me administratën në largim, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme ende nuk e ka njohur zyrtarisht fitoren e Bidenit dhe nuk e ka filluar procesin formal për tranzicion të pushtetit. Si rezultat i kësaj, Bideni dhe ekipi i tij po vazhdojnë të mbesin pa qasje në kontaktet me agjencitë federale, pa qasje në të dhënat e inteligjencës dhe pa mundësi që të ofrojnë ndihmë për përshpejtim të procesit për zgjedhjen e administratës së re.

Një izh-zyrtar i Trumpit i tha televizionit CNN se ata po e shikojnë përpjekjen për afrim me ekipin e Bidenit si vendosje të detyrës ndaj vendit para qëndrimeve partiake. Burimet thanë se bisedat mes ekipeve nuk janë aq të hollësishme sa kontaktet zyrtare, por të paktën ato mund ta ndihmojnë ekipin e Bidenit që të kenë një përshtypje për çështjet me të cilat do të merren kur të vendosen në zyrë.

Një ish-zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte larguar nga administrata para disa muajve, tha se personalisht i ka dërguar e-mail dikujt që pret se do të jetë pjesë e administratës së Bidenit në një rol të ngjashëm me atë që kishte ky para se të tërhiqej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco