Shkon në 23 numri i viktima nga uragani ‘Lota’ në Amerikën Qendrore

Shkon në 23 numri i viktima nga uragani ‘Lota’ në Amerikën Qendrore

11:16, 19/11/2020

 

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën nga uragani "Lota" në Amerikën Qendrore sipas medieve dhe njoftimeve nga autoritete zyrtare,

Mediat lokale raportuan se uragani Lota arriti në bregdet të hënën në mbrëmje dhe se në det është intensifikuar mbi Karaibet perëndimore në afrimin me Nikaragua dhe Honduras. Gjuetarët e uraganeve të Forcave Ajrore të SHBA njoftuaun se erërat ishin të qëndrueshme prej 160 mph (260 kph).

Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan.

Në rajonet ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, 23 persona humbën jetën dhe një numër i madh u plagosën.

Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë.

Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.

"Lota" është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.

Dy nga ata uragane të mëdhenj, Iota dhe Eta, kanë goditur në dy javët e fundit, ku ky I fundit mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.

Ekspertët besojnë se kriza e klimës ka kontribuar në thyerjen rekordit të stuhive të fuqishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco