Sondazhi/ ‘Amerikanët më shumë u gëzuan që humbi Trump sesa fitoi Biden’

Sondazhi/ ‘Amerikanët më shumë u gëzuan që humbi Trump sesa fitoi Biden’

11:03, 19/11/2020

Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, më shumë amerikanë janë gëzuar që në zgjedhjet presidenciale humbi Trumpi sesa që ato i fitoi Bideni.

Në bazë të sondazhit të kryer nga Universiteti Monmouth në New Jersey, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale kanë qenë të drejta, ndonëse shumica e votuesve të Trumpit mendojnë së se fitorja e Bidenit ka ardhur nga manipulimet.

Në përgjithësi, 34 për qind e publikut amerikan është i gëzuar dhe 18 për qind i lumtur për humbjen e Trumpit, ndërsa vetëm 28 për qind janë të pakënaqur dhe 10 për qind të zemëruar nga kjo humbje.

Në anën tjetër, vetëm 25 për qind e pjesëmarrësve janë të kënaqur dhe 26 për qind të lumtur për fitoren e Bidenit, ndërsa 29 për qind janë të pakënaqur dhe 15 për qind të zemëruar, sipas rezultateve të këtij sondazhi

Brenda grupit që e kanë votuar Bidenin, 57 për qind thanë se janë të lumtur që kandidati i tyre ka fituar, por 73 për qind janë të lumtur të Trumpi ka humbur.

Sondazhi tregon se në Shtetet e Bashkuara ende ekziston përçarje e konsiderueshme mes përkrahësve të dy partive. 60 për qind e amerikanëve besojnë se Bideni fitoi qartazi dhe me drejtësi, ndërsa 32 për qind thonë se ai fitoi përmes mashtrimeve me vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco