Sistemi shëndetësor në Greqi është 'gjunjëzuar', spitalet në Selanik dhe Larisa transportojnë pacientët me tren në Athinë

Sistemi shëndetësor në Greqi është 'gjunjëzuar', spitalet në Selanik dhe Larisa transportojnë pacientët me tren në Athinë

10:54, 19/11/2020

Sistemi Kombëtar i Shëndetit në Selanik dhe Larisa është në një situatë kritike, pasi këto dy qytete janë ndër më të mbipopulluarit ne Greqi , duke regjistruar nivele të larta ditore të rasteve të koronavirusit dhe si pasojë edhe shtimin e shtrimeve në spitale.

 Greqia veriore  ndodhet në  zemër të epidemisë dhe, rrjedhimisht, të planeve të atyre që janë përgjegjës për menaxhimin e situatës dramatike, raportojnë mediat greke.

Vetëm në Selanik në 24 orët e fundit, të paktën 120 pacientë u pranuan në spitalet e qytetit.

Duke parë që numri i shtrimeve në disa rajone po rritet me shpejtësi dhe ekziston mundësia e kolapsimit është vendosur që të infektuarit që kanë nevojë për kujdes spitalor transportohen në zona të tjera që nuk kanë një numër të lartë shtrimesh.

Në veçanti,  po studiohet transporti i pacientëve me trena , i cili do të lejojë transportimin e më shumë pacientëve në vend të tre që mund të dërgojnë me avionët C130.

Dje, për këtë arsye, një tren me vagonë specifikë mbërriti në  Selanik nga Athina, të cilët u ekzaminuan nga drejtuesit e EKAB nëse ato mund të konfigurohen në njësitë e kujdesit intensiv për pacientët e intubuar dhe për të mbështetur transportin e tyre të sigurt.

Siç informohet nga  protothema.gr, punonjësit shëndetësorë të Selanikut, veçanërisht në ICU, janë informuar se do të ketë transferime të pacientëve në spitalet në Atikë dhe u kërkohet të vlerësojnë se cilët pacientë plotësojnë kriteret për transferimet e rutinë, p.sh. kriteri themelor i statusit hemodinamik të qëndrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco