Princeshë Diana u shantazhua nga BBC, nis hetimi për intervistën e vitit 1995

Princeshë Diana u shantazhua nga BBC, nis hetimi për intervistën e vitit 1995

09:15, 19/11/2020

Vëllai i Princeshë së ndjerë Diana, akuzoi rrjetin britanik të lajmeve BCC, se kishin shantazhuar motrën e tij, për të dhënë një intervistë në vitin 1995 për emisionin “Panorama”.

Këto akuza u bënë dy ditë më parë, por BBC ka njoftuar se do të nis një hetim për zbuluar të vërtetën.

Earl Spencer, pretendon se gazetari i BBC, Martin Bashir ka përdorur deklarata bankare të falsifikuara për ta bindur atë të bënte intervistën.

Earl Spencer gjithashtu pretendoi se reporteri i “Panorama” falsifikoi dhe shumë dokumente të tjera dhe kishte shpifur kundër familjes mbretërore.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha se “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën për këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur”.

Martin Bashir, 57 vjeç, aktualisht redaktor i fesë në BBC Neës, i cili është sëmurë dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura kundër tij.

Intervista:

Në 20 Nëntor 1995, Princeshë Diana bëri një intervistë për show-n televiziv të BBC, Panorama. Dhe kjo konsiderohet si një nga rrëfimet më të demaskuese që ishin dhënë ndonjëherë nga anëtarët mbretëror. BBC u përgëzua për këtë. Ju rrit shikueshmëria, sukseset ishin të njëpasnjëshme. Madje edhe sot akoma kryeson si një nga shoë-t më të ndjekur, me rreth 23 milion britanikë mbërthyer pas televizorit, të cilët sy e veshë dëgjonin rrëfimin e Dianës në lidhje me martesën e saj me Princin Charles.

Dhe kështu, karriera e gazetarit 32-vjeçar, Martin Bashir arriti majat brenda nate. Mediat globale vazhdimisht rikrijonin lajme për një divorc të mundshëm mes Dianës dhe Charles. 55 minuta qenë të mjaftueshme për të shërbyer si “shpullë” për pallatin Mbretëror./K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco