VIDEO/ Masat shtrënguese tërbojnë gjermanët, rrethohet Bundestagu

VIDEO/ Masat shtrënguese tërbojnë gjermanët, rrethohet Bundestagu

17:22, 18/11/2020

Në Bundestagun gjerman, deputetët po votojnë për një projektligj që do t'i mundësonte qeverisë të vendosë në mënyrë të pavarur kufizime antiepidemike, pa një procedurë parlamentare.

Policia e Berlinit është vendosur në pjesën më të madhe të Berlinit qendror për shkak të protestave civile, raporton AP.

Megjithëse qeveria ka ndaluar një seri protestash të paralajmëruara para Bundestagut për arsye sigurie, mbledhjet nuk janë të ndaluara në pjesë të tjera të kryeqytetit gjerman.

Protestuesit më pas qëlluan me shishe dhe sende të tjera në drejtim të policisë pasi kjo e fundit u përpoq ti shpërndante duke i gjuajtur me uj.

Policia tha se protestuesit injoruan paralajmërimet për të vendosur maska dhe për të ruajtur distancën fizike të përcaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco