Berlini përfshihet nga protestat kundër masave shtesë për të kontrolluar pandeminë

Berlini përfshihet nga protestat kundër masave shtesë për të kontrolluar pandeminë

13:39, 18/11/2020

 

Mijëra persona kanë vërshuar në rrugët e Berlinit pasi pritet të miratohen ligje të reja nga dhomat e Bundestagut gjerman në lidhje më masat shtesë që duhet të merren për të parandaluar përhapjen e kornavirusit në vend.

Rregullat e reja sipas medieve gjermane pritet të jenë kufizimi i orarit të lëvizjes rregulla mbi mbajtjen e maskave, pirjen e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Sipas kritikëve ligjet e reja që do të miratohen I japin fuqi qeverisë gjermane duke cënuar dhe dobësuar liritë themelore të njeriut.

 Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) madje e ka krahasuar atë me Aktin Mundësues të 1933 që hapi rrugën për diktaturën naziste të Hitlerit.

Një protestues mbante një maskë fytyre me fjalët "Merkel-Muzzle", të tjerët mbanin parulla me parulla të tilla si: "Për iluminizmin. Paqe dhe Liri ”.

Protestuesit nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancimin social ndërsa policia krijoi një kordon për të ndaluar hyrjen e protestuesve në parlament.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua gjerësisht për mbajtjen e normave të infeksionit dhe vdekjeve nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si pjesa tjetër e Evropës.

Numri i rasteve të koronavirusit u rrit me 17,561 në 833,307, treguan të Mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch. Numri i të vdekurve është 13,119.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco