Arabia Saudite: Ndaloni Iranin ose edhe ne do të ndërtojmë bombë bërthamore

Arabia Saudite: Ndaloni Iranin ose edhe ne do të ndërtojmë bombë bërthamore

13:10, 18/11/2020

Arabia Saudite paralajmëron se do të ndërtojë një armë bërthamore nëse Irani bëhet një fuqi bërthamore.

Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir se ndërtimi i një armë të shkatërrimit në bazë është një opsion për vendin e tij, nëse rivalët e Iranit nuk ndalohen që të kenë një gjë të tillë.

"Padyshim që është një opsion," i tha Adel al-Jubeir agjencisë së lajmeve DPA në një intervistë të fundit. Nëse Irani bëhet një fuqi bërthamore, tha ai, më shumë vende do ta ndjekin shembullin

Sipas Al Jazeera, Adel al-Jubeir tha mes të tjerash se Arabia Saudite do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

Deklarata erdhi pas raportimeve të fundit se presidenti i SHBA, Donald Trump mendoi për një sulm ndaj bazave iraniane për shkak të rritjes së kapacitetit bërthamor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco