Tragjike/ Konkurrenti i ‘MasterChef Junior’ ndërron jetë në moshën 14-vjeçare

Tragjike/ Konkurrenti i ‘MasterChef Junior’ ndërron jetë në moshën 14-vjeçare

12:55, 18/11/2020

Ben Watkins, një nga konkurentët më të pëlqyer të “MasterChef Juner” ka ndërruar jetë.

14 vjeçari ka ndërruar jetë të hënën, pasi vuante nga një formë e rrallë e kancerit. Ai ishte diagnostikuar 1 vit më parë.

Vdekja e Ben vjen 3 vite pas vdekjes së prindërve të tij, të cilët u vranë në një incident të dhunës në familje në 2017.

Në një deklaratë, xhaxhai i Ben, Anthony Edwards dhe gjyshja Donna Edwards folën për forcën që kishte djalos.

"Pasi humbëm të dy prindërit e tij në shtator 2017, ne kemi gjetur forcën, guximin dhe dashurinë e Benit për jetën. Ai nuk u ankua kurrë, kurrë. Ben ishte dhe do të jetë gjithmonë personi më i fortë që njohim".

Ditë para ditëlindjes së tij të 13-të vitin e kaluar, Ben u diagnostikua me Angiomatoid Fibrous Histiocytoma , një tumor jashtëzakonisht i rrallë i indeve të buta që ndodh vetëm në një numër të vogël të fëmijëve dhe të rriturve”, thuhet në deklaratë./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco