Trump shkarkon zyrtarin e Sigurisë së Zgjedhjeve, që e kundërshtoi

Trump shkarkon zyrtarin e Sigurisë së Zgjedhjeve, që e kundërshtoi

06:27, 18/11/2020

Donald Trump tha se ai e kishte shkarkuar një zyrtar të lartë të zgjedhjeve i cili kundërshtoi pretendimet e Presidentit amerikan për mashtrim të votuesve.

Presidenti Trump tha se ai "e ndërpreu" me shefin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (Cisa) Chris Krebs për vërejtjet e tij "shumë të pasakta" mbi integritetin e votës.

Z. Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet në SHBA, duke bërë pretendime të pabazuara për mashtrim "masiv" të votuesve.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimi ishte "më i sigurti" në historinë e SHBA.

Javën e kaluar presidenti shkarkoi Sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes Mark Esper, pas raportimeve se dyshonte në besnikërinë e shefit të Pentagonit.

Ekzistojnë spekulime në Uashington DC që përpara se z. Trump të largohet nga zyra në Janar, drejtoresha e CIA-s Gina Haspel dhe drejtori i FBI-së Christopher Ëray mund të jenë gjithashtu për  shkarkim.

Ashtu si shumë të tjerë të shkarkuar nga z. Trump, z. Krebs e mësoi e ishte pa punë vetëm kur pa të mesazhin e Presidentit në Tëitter të martën,  tha një person pranë tij për agjencinë e lajmeve Reuters.

Por edhe pasi e shkarkuan, ish-ekzekutivi i Microsof nuk dukej se ishte penduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco