Sulmohet me raketa Ambasada e SHBA-së në Bagdad/ Raportohen të plagosur

Sulmohet me raketa Ambasada e SHBA-së në Bagdad/ Raportohen të plagosur

22:07, 17/11/2020

Këtë të martë, të paktën dy raketa goditën “Zonës e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, thanë dy zyrtarë irakenë.

Si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona. Zyrtarët thanë se raketat goditën “Zonës e Gjelbër”, selia e qeverisë së Irakut dhe zona e ambasadave të huaja duke përfshirë atë të SHBA.

Një zyrtar tha se kishte dy raketa, ndërsa një tjetër deklaroi se ishin katër. Ata kanë folur për mediat e huaja në kushte anonimiteti.

Zyrtarët thanë se dy anëtarë të personelit të sigurisë irakiane u plagosën në sulm.

Sulmet e shpeshta që synojnë ambasadën kanë çuar Uashingtonin të kërcënojë të mbyllë misionin e tij diplomatik të Bagdadit dhe ka shkaktuar një krizë diplomatike para zgjedhjeve federale të SHBA.

Në mes të tetorit, grupet e milicisë të mbështetur nga Irani njoftuan se do të ndalnin përkohësisht sulmet që synonin praninë amerikane në Irak, përfshirë ambasadën, me kusht që trupat e koalicionit të drejtuara nga SHBA të tërhiqen nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco