Rusia thotë se mutacione të koronavirusit po shfaqen në Siberi

Rusia thotë se mutacione të koronavirusit po shfaqen në Siberi

13:17, 17/11/2020

Moskë  - Mutacionet në koronavirus po shfaqen në Siberi, tha të marten Mbikqyrësi i Shëndetit të Konsumatorit në Rusi, pasi ky shtet raportoi një rekord të lartë ditor prej 442 vdekjesh nga COVID-19.

"Ne shohim ndryshime të caktuara ... në Siberi që na lejojnë të supozojmë se në këtë rajon po formon versionin e vet me mutacione specifike," u citua Anna Popova, kreu i Rospotrebnadzor, nga agjencitë e lajmeve.

Popova nuk dha detaje se sa ngjitës ose vdekjeprurës u konsiderua mutacioni por tha se nuk e bënte virusin më të rrezikshëm.

Provat pas regjistrimit të vaksinës së dytë të Rusisë për COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Vektor i Siberisë, ishin në proces, konfirmoi Popova. Autoritetet thanë javën e kaluar se ata do të fillonin të dielën që kaloi me to.

Mutacionet e koronavirusit nuk mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës, u citua të thoshte drejtori i përgjithshëm i Institutit Vektor, Rinat Maksyutov nga TASS.

Një studim amerikan në shtator gjeti pak prova që mutacionet në virus e kanë bërë atë më vdekjeprurëse, duke thënë se ashpërsia e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, ishte më e lidhur me kushtet e shëndettit të pacientëve dhe gjenetikën.

Provat klinike të vaksinës, të quajtur EpiVacCorona, tani mund të kryhen me vullnetarë mbi moshën 60 vjeçdhe drejtori i institutit tha se provat tek fëmijët do të fillonin në dhjetor.

Me 1,971,013 infeksione që nga fillimi i pandemisë, Rusia ka numrin e pestë më të madh të rasteve në botë pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës. Numri kombëtar i të vdekurve në Rusi qëndron në 33,931.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco