Nagorni-Karabak/ Presidenti Azerbajxhanit viziton zonat e fituara nga lufta me Armeninë

Nagorni-Karabak/ Presidenti Azerbajxhanit viziton zonat e fituara nga lufta me Armeninë

11:36, 17/11/2020

Presidenti i Azerbajxhanit dhe zonja e parë dje vizituan territoret e çliruara kohët e fundit nga lufta me armenët në rajonin e Nagorni-Karabakut

Ilham Aliyev dhe Mehriban Aliyeva, e cila gjithashtu është zëvendëspresidentja e parë e vendit, vizituan rajonet Fuzuli dhe Jabrayil së bashku me qytetet e tyre Fuzuli dhe Jabrayil.

Aliyeva gjithashtu ndau disa video të shkurtra në faqen e saj në Instagram të presidentit që ngiste makinën në territoret e rajonit pas luftës, kryesisht afër kufirit me Iranin dhe lumin Aras.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur gjithashtu si Nagorno-Karabak, territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit.

Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t'i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco