Pasuria e Elon Musk nuk njeh limite, brenda javës shtohen 15 miliardë dollarë

Pasuria e Elon Musk nuk njeh limite, brenda javës shtohen 15 miliardë dollarë

11:27, 17/11/2020

Pas një jave me ngjarje të rëndësishme për miliarderin Elon Musk, pasuria e tij personale është rritur për më shumë se 15 miliardë dollarë.

Të hënën u njoftua se kompania e tij për prodhimin e veturave elektrike, Tesla, është pranuar në S&P 500, që është indeks i rëndësishëm tregtar i aksioneve.

Ky sukses i tij erdhi pasi kompania e tij për prodhimin e raketave, SpaceX, i dërgoi në hapësirë katër astronautë.

Nëse trendi i rritjes së pasurisë së Muskut vazhdon, pritet që ai të bëhet personi i tretë më i pasur në botë, shkruan BBC

Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla u rrit për rreth 14 për qind në Nju Jork pas lajmit se është pranuar në indeksin e rëndësishëm. Duke marrë parasysh se Musku ka 20 për qind të aksioneve në këtë kompani, pasuria e tij shkoi jë 117.5 miliardë dollarë.

Pasuria e tij është rritur për 90 miliardë dollarë këtë vit pas rritjes së vazhdueshme të vlerës së aksioneve të Teslas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco