Sanksionet Amerikane/ Huawei vendos shitjen e markës së tij Honor

Sanksionet Amerikane/ Huawei vendos shitjen e markës së tij Honor

10:06, 17/11/2020

Gjiganti kinez i teknologjisë Huawei ka vendosur të shesë të gjitha asetet e biznesit të nënmarkës së tij Honor për të lehtësuar ndikimet financiare pas kufizimeve tregtare të SHBA-së që bllokuan qasjen e kompanisë në çipat gjysmëpërçues.

"Biznesi i konsumatorit i Huawei ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm kohët e fundit. Kjo ka qenë për shkak të një mungese të vazhdueshme të elementeve teknike të nevojshme për biznesin tonë të telefonisë sonë celulare", tha Huawei në një deklaratë.

"Huawei Investment & Holding Co, Ltd ka vendosur kështu të shesë të gjitha asetet e saj të biznesit Honor tek Shenzhen Zhixin New Technology Technology Co, Ltd. Kjo shitje do të ndihmojë shitësit dhe furnizuesit e kanaleve të Honor ta kalojnë këtë kohë të vështirë", shtohet në deklaratë.

Më tej theksohet se Huawei nuk do të mbajë asnjë aksion apo nuk do të përfshihet në ndonjë menaxhim biznesi ose veprimtari vendimmarrëse sapo të përfundojë shitja.

“Kjo lëvizje është bërë nga zinxhiri i industrisë së Honor për të siguruar mbijetesën e vet. Mbi 30 agjentë dhe tregtarë të markës Honor së pari propozuan këtë blerje”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fillim të këtij viti, Washingtoni vendosi kufizime për shumë kompani kineze, duke përfshirë gjigantin e teknologjisë Huawei, me pretendimet për lidhje të dyshuara me Partinë Komuniste të Kinës.

Në gusht, media kineze raportoi se kompania do të zhvendoste investimet e saj amerikane në Rusi pasi administrata Trump vendosi kufizime ndaj gjigandit kinez të teknologjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco