FOTO/ Pamje të ngjashme si në Shqipëri, banorët e Izmirit ikin nga qyteti me makina

FOTO/ Pamje të ngjashme si në Shqipëri, banorët e Izmirit ikin nga qyteti me makina

20:50, 30/10/2020

Pamje të ngjashme me ato që ndodhen pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri janë shpërndarë edhe nga Izmiri në Turqi, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Shumë qytetarë kanë vendosur të largohen nga qyteti pasi ekziston frika për pasgoditje.

Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale. Soylu u ka kërkuar qytetarëve të Izmirit që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët.

“Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë, ekipet tona janë në terren. Ajo që na duhet në këtë moment të vështirë është rruga. Ju lutem na lini rrugën e lirë për të ndërhyrë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Deri tani në Turqi janë konfirmuar 12 persona të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco