VIDEO/ Tejmbushen spitalet në Izmir, pacientët e plagosur ‘të shtrirë’ në trotuare

VIDEO/ Tejmbushen spitalet në Izmir, pacientët e plagosur ‘të shtrirë’ në trotuare

16:56, 30/10/2020

Greqia dhe Turqia janë goditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm, duke sjellë vdekje dhe përmbytje.

Si pasojë e tërmetit me magnitutë 7.0 të shkallës Rihter, kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona në Turqi dhe dy adolëshent në Greqi, si dhe 202 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet u shoqëruan edhe me një mini-cunam, si pasojë e të cilit rrugët e banesat u përmbytën nga uji.

Ndërkohë, situata në spitalet e zonave më të prekura duket tejet kaotike. Në pamjet e postuara nga qytetarët në Twitter, duken pacientët të vendosur në shtretër jashtë ambienteve të spitalit, në trotuare.

Në një video të publikuar në këtë platformë duken pacientët jashtë një spitali në Izmir. Shtretërit janë vendosur njëri pas tjetrit, ndërsa pacientët kanë të afërm e mjekë pranë tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco