Rritet në 6 bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi/ Autoritetet thirrje banorëve: Mos hyni nëpër shtëpi!

Rritet në 6 bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi/ Autoritetet thirrje banorëve: Mos hyni nëpër shtëpi!

16:31, 30/10/2020

Ka nisur tashmë operacioni i shpëtimit në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje.

Sipas informacioneve të para zyrtare, konfirmohen deri më tani 6 viktima dhe 202 të plagosur.

Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco