Turqia dhe Greqia ‘ulin armët’! Athina ofron ndihmë për shpëtimin e personave nën rrënoja

Turqia dhe Greqia ‘ulin armët’! Athina ofron ndihmë për shpëtimin e personave nën rrënoja

16:37, 30/10/2020

Liderët e dy Greqisë dhe Turqisë kanë lënë mënjanë akuzat e ndërsjellta mes tyre pas tërmeti tragjik që goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin grek të Samos.

Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit mbi kërkimet në Mesdhe nga ana e Turqisë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e jetëve duke dërguar një mesazh uniteti midis dy popujve.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me telefon homologun turk, Mevlüt Çavu?o?lu, menjëherë pas tërmetit të madh në Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar në procesin e evakuimit të qytetarëve, banesat e të cilëve janë shkatërruar në rajonin e Izmirit.

“Pas tërmetit të Samos dhe Smyrna, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun turk M.Cavusoglu dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të dërguar drejtpërdrejt forcat EMAK në Turqi për të ndihmuar qytetarët e bllokuar”, thotë Ministria e Jashtme greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco