Të paktën 4 viktima nga tërmeti në Turqi

Të paktën 4 viktima nga tërmeti në Turqi

15:10, 30/10/2020

Tërmeti me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që goditi Turqinë e Greqinë ka marrë jetën e 4 personave ndërkohë që raportohet se janë plagosur 120 persona.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca në Twitter.

Autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të përpiqen që herë pas herë të mos bëhen pengesë dhe të bëjnë thirrje për për zhbllokim trafiku për të ardhur në ndihmë personave që ndodhen nën rrënoja.

Ministria e Infrastrukturës në Turqi reagoi duke thënë se ka ende shumë njerëz nën rrënojat e ndërtesave.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti që zgjati 45 sekonda ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit Dode Dodekanezë, ndërsa  thellësia e tij ka qenë 10 km.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco