Korea e Jugut dënon me 17-vjet burgim ish-presidentin

Korea e Jugut dënon me 17-vjet burgim ish-presidentin

10:53, 30/10/2020

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka konfirmuar dënimin 17 vjet burg, të marrë në apel për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi të paguajë edhe shumën prej 13 miliardë wonësh (11,45 milionë dollarë).

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë, pavarësisht se edhe Prokurori Publik e kishte cilësuar dënimin si ”shumë të butë”.

Gjykata e Lartë sqaroi se ”nuk kemi zbuluar asnjë vlerësim të pasaktë në aktgjykimin e kontestuar”, në lidhje me faktet që kishin çuar në dënimin për korrupsion dhe për shpërdorim të pushtetit.

Lee është presidenti i katërt i Koresë së Jugut që dënohet me bùrg në kohën e mbarimit të mandatit. Pas gjykimit të shkurtit, Lee u la i lirë pak kohë, me kusht, në pritje të përgjigjes së Gjykata e Lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco