Tmerri në Bangladesh: Turma vret dhe djeg njeriun që përdhosi Kuranin

Tmerri në Bangladesh: Turma vret dhe djeg njeriun që përdhosi Kuranin

10:13, 30/10/2020

Një person u rraf për vdekje dhe më pas u dogj nga turma në qytetin e Burimarit në Bangladesh afër kufirit me Indinë.

Sipas policisë turma rrëmbeu dy burra që kishin qënë në paraburgimin zyrtar pasi u akuzuan për shkeljen e Kuranit.

“Ata rrahën një njeri për vdekje dhe pastaj dogjën trupin,” tha shefi i policisë së rrethit Abida Sultana për agjencinë e lajmeve AFP.

I dyti megjithëse i plagosur arriti të shpëtonte.

Më shumë se 1000 njërëz sulmuan një zyrë komunale ku po qëndronin dy burrat.

Policia u përpoq ti qetësonte ato por pa rezultat.

Trupi i viktimës u dogj në rrugë.

Ky incident vjen në një kohë kur Bangladeshi i cili kryesisht i përket fesë myslimane është zëmëruar me deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron rreth karikaturave që përshkruajnë Profet Muhamed.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protestat anti-franceze këtë javë në kryeqytetin, Daka, dhe qytetin e Chittagong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco