Zelanda e Re miraton me referendum përdorimin e eutanazisë

Zelanda e Re miraton me referendum përdorimin e eutanazisë

09:52, 30/10/2020

Zelanda e Re ka votuar për të legalizuar eutanazinë në atë që mbështetësit e kanë quajtur "një fitore për dhembshurinë dhe mirësinë".

Rezultatet paraprake treguan se 65.2% e votuesve mbështetën Ligjin për Zgjedhjen e Fundit të Jetës.

Ligji do të lejojë personat e sëmurë terminalë me më pak se gjashtë muaj të jetojnë mundësinë për të zgjedhur vdekjen e asistuar nëse miratohet nga dy mjekë.

Referendumi është i detyrueshëm dhe ligji pritet të hyjë në fuqi në nëntor 2021 dhe me këtë ligj Zelanda e re I bashkohet disa vendeve si Holanda dhe Kanadaja që e kanë funksional në legjislacionin e tyre.

Referendumi mbi vdekjen e asistuar u mbajt krahas zgjedhjeve të përgjithshme më parë këtë muaj. Në një referendum të veçantë jo-detyrues të mbajtur në të njëjtën kohë, Zelanda e Re hodhi poshtë ngushtë një propozim për të legalizuar kanabisin rekreativ.

Rezultatet paraprake për votën e kanabisit ishin 53.1% jo dhe 46.1% po - megjithëse ky rezultat mund të ndryshojë kur numërohen votat e veçanta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco