Vittorio Sgarbi nuk respektoi masat, nxirret ‘në ajër’ nga parlamenti

Vittorio Sgarbi nuk respektoi masat, nxirret ‘në ajër’ nga parlamenti

09:45, 30/10/2020

Vittorio Sgarbi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias italiane, ai është nxjerrë fizikisht nga salla pasi nuk pranoi të respektonte masat anti-Covid19 gjatë fjalës së tij.

Sgarbi në Shqipëri njihet për konstatimin që bëri se, ‘Bylisi është qytet antik grek' konstatim që ngjalli reagime të forta.

Deputeti Sgarbi foli si pjesë e përkujtimit të Jole Santelli dhe lëvizi maskën gjatë fjalës së tij, duke e vendosur atë vetëm në hundë. Presidenti Fico e thirri përsëri, për çka kritiku i artit protestoi: "Unë nuk mund të flas". "Kjo nuk të përjashton nga respektimi i rregullave", u përgjigj Fico. Pas një çasti hezitimi Sgarbi sulmoi: "Ju jeni një fashist". "I nderuar - u përgjigj menjëherë Fico - nuk mund të fyesh presidencën." Pastaj, duke parë që gumëzhima ngrihej nga stolat, Fico shtoi duke iu referuar përkujtimit të Santellli: "Le të mos e prishim këtë moment".

Por më pas erdhi dhe ndërhyrja e sigurisë në parlament duke e nxjerr në peshë nga salla deputetit , ndërsa nuk është hera e parë që ndodhin të tilla akte me këtë personazh të parlamentit Italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco