Sulmi në Francë/ Agresori erdhi në Europë para disa ditësh

Sulmi në Francë/ Agresori erdhi në Europë para disa ditësh

08:25, 30/10/2020

Një tunizian, i cili vrau tre persona në një kishë në Francë, kishte mbërritur në Europë para disa ditësh, raporton BBC.

I dyshuari 21-vjeçar kishte një dokument të Kryqit të Kuq Italian, të lëshuar pasi kishte mbërritur në ishullin italian të Lampeduzës muajin e shkuar.

Ai u qëllua nga policia dhe është në gjendje të rëndë. Njërit prej viktimave të tij i ishte prerë koka.

Presidenti Emmanuel Macron tha se ky ishte një sulm terrorist islamik.

Sulmi vjen në kohën kur tensionet mes Francës dhe botës islamike janë në kulm.

Gjithçka nisi pasi një mësuesi francez iu pre koka pse kishte treguar para nxënësve karikaturat e profetit Muhamed.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco