Tensione pas krijimit të qeverisë në Mal të Zi, kërcënohet me jetë Driton Abazi

Tensione pas krijimit të qeverisë në Mal të Zi, kërcënohet me jetë Driton Abazi

20:06, 29/10/2020

Dritan Abazoviq, drejtuesi shqiptar i “Partisë Ura” në Malin e Zi është kërcënuar me jetë.

Raportohet se Abazi ka marrë një mesazh ku shkruhej se ai do të vritej në rast se bashkëpunon me “Çetnikët”, për krijimin e qeverisë malazeze.

Policia ka dyshime për personin përgjegjës, i cili nuk jeton në Mal të Zi. Për këtë arsye, policia malazeze ka kërkuar ndihmën e Interpolit.

Personi i dyshuar është një 69-vjeçar nga Rozhaja, i cili jeton në Suedi.

Hetimet për ngjarjen po kryhen nga Prokuroria e Ulqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco